Endricku dëshiron të qëndrojë te Lyoni: Jam i lumtur këtu
04 maj 2026
| 11:53
Deklaratat e tij vijnë menjëherë pas një paraqitjeje të shkëlqyer në ndeshjen e fundit, ku Endrick realizoi gol në fitoren 4:2 të Lyonit ndaj Stade Rennais.
“Jam i lumtur këtu… Nëse duhet të rikthehem te Real Madridi, do të rikthehem, por nëse duhet të qëndroj te Lyoni, do të qëndroj”.
“Për të qenë i sinqertë, do të doja shumë të qëndroj këtu në Lyon. Ata po bëjnë gjithçka që të ndihem mirë”, ka thënë braziliani.
Forma e mirë e sulmuesit të ri në Ligue 1 ka rritur ndjeshëm vëmendjen rreth tij, duke e shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Ndërsa skuadra Real Madrid, kohëve te fundit ka shprehur interesim që ta kthejnë lojtarin nga huazimi.



