Endrit Krasniqi rikthehet te KF Shkëndija

17 qershor 2025 | 11:50

Mesfushori kreativ nga Kosova, Endrit Krasniqi sërish vesh fanellën e Shkëndijës dhe firmos kontratë profesionale me kuqezinjtë.

“KF Shkëndija me kënaqësi konfirmon rikthimin e mesfushorit ofensivë Endrit Krasniqi në radhët e skuadrës sonë. Pas një periudhe të shkurtër largimi, Krasniqi rikthehet për të kontribuar sërish në objektivat e klubit, duke firmosur kontratë me kuqezinjtë”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.

Sezoni 2023/24 rezultoi pozitiv për Krasniqin në fanellën kuqezi, ku në 32 paraqitje regjistroi 6 gola dhe 13 asistime, duke qenë një nga lojtarët më produktivë në fazën ofensive. Ai e nisi edhe sezonin e fundit (2024/25) me Shkëndijën, duke u aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare (2 në Ligë së Konferencës dhe 2 në kampionatin vendor), para se të transferohej në elitën e futbollit kosovar, te klubi i Suharekës.

Pas 10 muajsh, lojtari ka vendosur të rikthehet në Tetovë dhe tashmë është pjesë e jona për sezonin e ardhshëm. Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Sllovenisë, ku do t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore në Terme Catez. Kthimi i Endrit Krasniqit përforcon më tej repartin ofensivë të skuadrës dhe sjell rritje në kreativitetin e mesfushës, teksa Shkëndija përgatitet për sfidat në arenën ndërkombëtare dhe kampionatin vendor.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Besa Peja nuk ka humbur kohë dhe e ka…