Endrit Shala: Koalicioni ynë ka kaluar pragun, KQZ-ja shpalli rezultate të fabrikuara

07 nëntor 2019 | 14:46

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në një konferencë për media ka thënë se KQZ-ja sot shpalli rezultate të fabrikuara dhe të prodhuara nga ajo vetë, dhe nuk shpalli rezultatet e rregullta dhe vullnetin e qytetarit të Kosovës më 6 tetor.

Ai ka bërë me dije se Nisma Socialdemokrate ka kaluar pragun prej 5 për qind dhe se do të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore për ankimim.

Me vete Shala kishte edhe tri pako të cilat sipas tij kanë dokumentacionin e nevojshëm, të cilin do ta dorëzojnë në institucionet përgjegjëse si dëshmi.

“Sot KQZ-ja nuk shpalli rezultatin nga votat e rregulla por shpalli rezultat të fabrikuar të prodhuar nga ajo vet. Publikoi pako me zarfe dhe që nuk dihet prej nga e kanë origjinën. Pako të zarfeve të mbledhura në Serbi në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe të ardhura me persona të paautorizuar, pakot që KQZ-ja i dërgoi në QNR në mënyrë të paligjshme. Rezultati përfundimtar është ai i dalën nga votat e rregullta. Ne do t’i shfrytëzojmë për ankimim të gjitha instancat, presim nga këto institucione që të vendosin strikt duke u bazuar në ligj”, ka thënë Shala.

“Nisma dhe koalicioni ynë është mbi 5 për qind me votat e rregullta dhe sipas ligjit. Askush në një vend të lirë dhe demokratik nuk duhet që me veprime të paligjshme t’ua marrë të drejtën e përfaqësimit të tyre në parlament 42 000 qytetarëve”, ka thënë Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Lisen Bashkurti Jemi në Ballkan. Teoria “zero probleme…