
Endrit Syla diplomon në MEMOS
Drejtori i financave në KOK, Endrit Syla, ka përfunduar me sukses programin MEMOS (Masteri Ekzekutiv në Menaxhimin e Organizatave Sportive), duke mbrojtur temën e masterit: “Praktikat financiare në Komitetet Olimpike Kombëtare: Një studim krahasues për Komitetin Olimpik të Kosovës”.
Ceremonia e diplomimit u mbajt në Muzeun Olimpik në Lozanë të Zvicrës, në prani të presidentes së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry dhe përfaqësuesve tjerë të sportit ndërkombëtar. Ky është një hap i rëndësishëm për ngritjen profesionale të stafit të KOK-ut dhe forcimin e kapaciteteve të organizatës sonë.
MEMOS është program ndërkombëtar i mbështetur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili u ofron profesionistëve të sportit njohuri të avancuara në menaxhimin e organizatave sportive.