Endrit Thaçi: Bab sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet!

17 shkurt 2022 | 11:49

Djali i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti, ka bërë një urim emocional në llogarinë e tij në Instagram.

Ai publikoi një imazh të babait të tij nga dita kur u shpall pavarësia e Kosovës.

“Bab, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndal me 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bëre një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarsinë bashkë me shokët e tu. Urime Pavarsinë 17.02.2008”, shkroi ai.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita ka lëshuar sallën e kuvendit teksa kryeministri Albin Kurti…