Endrit Thaçi i jep mbështetje kandidatit për deputet Artan Behrami
01 qershor 2026
| 14:24
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetjen e Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Behrami ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi me Endrit Thaçin, të cilin e ka falënderuar publikisht për mbështetjen. Sipas Behramit, kjo nuk është hera e parë që ai merr përkrahjen e familjes Thaçi, pasi në tri palë zgjedhje me radhë ka pasur mbështetjen e familjes së ish-presidentit. Artan Behrami njihet si një ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të Hashim Thaçit, sidomos në debatet politike dhe paraqitjet publike lidhur me zhvillimet politike dhe proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së.



