Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka vizituar babain e tij në Hagë.
Ai ka publikuar një fotografi të tij nga Haga dhe është shprehur optimist se babai i tij do të dalë nga burgu në Hagë.
“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dal babi dhe shokët e tij. Dielli do të lind përsëri”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.
Në paraburgim në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
