Endrit Thaçi: Shqipëria në Bordin e Paqes për Gazën, sukses diplomatik i kryeministrit Rama

19 janar 2026 | 19:23

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vlerësuar publikisht rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në arenën ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për qeverisjen e Gazës, duke e cilësuar këtë si një tjetër sukses diplomatik të Tiranës zyrtare.

Sipas djalit të presidentit Thaçi, nën udhëheqjen e kryeministrit Rama, Shqipëria ka arritur të fitojë peshë diplomatike, besim dhe respekt nga aleatët strategjikë, duke u pozicionuar si një aktor i besueshëm në proceset e rëndësishme ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë.

Ai theksoi se angazhimi i Shqipërisë në çështje globale të ndjeshme tregon maturi politike dhe rol konstruktiv në diplomacinë rajonale dhe më gjerë, duke forcuar imazhin e vendit në skenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se ky subjekt…