
Endriti publikon fotografi me babanë e tij: Jemi krenarë me ty!
18 janar 2021
| 13:10
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar sërish fotografi të babait të tij.
Në mbishkrimin e fotografive ka shkruar se është krenar me babanë e tij.
“Burrështetas si ti babi, shumë rrallë lindin. Jemi krenarë me ty!”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës aktualisht po gjykohet në Hagë.