Endriti uron Thaçin për ditëlindjen e 52-të: Gjithmonë në zëmrën e një shteti të tërë

24 prill 2020 | 13:32

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 52-të.

Në këtë ditë të veçantë për të ai ka marrë edhe një urim nga djali i tij, Endriti.

Ai në llogarinë e vet në “Instagram” ka publikuar një fotografi me babain e tij, duke e quajtur atë njeri shkëmb, të patrembur e shtyllë mbështetëse.

“Shkëmb babë. Gur i palëvizshëm, i patrembur, shtyllë pa të cilën kulmi nuk qëndron. Gjithmonë në zemrën time dhe të nënës, dhe një shteti të tërë. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.

Presidenti  Thaçi mbrëmë është operuar në QKUK për shkak të problemeve me gurë në veshkë.

https://www.instagram.com/p/B_W8vz1lMgw/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë mjekë e infermierë të Spitalit Rajonal të Prizrenit mbrëmë…