Ëndrra me porosi, tani është e mundur!

31 korrik 2020 | 18:19

Të manipulosh ëndrrën. Duket si një fragment nga filmi “Inception” me Leonardo di Caprio. Por në fakt është një realitet. Pajisja quhet Dormio, mbahet në dorë si dorezë, ka disa sensorë dhe mund të përdoret për të konsoliduar kujtimet dhe nocionet për qëllime mësimi. Pajisja është krijuar nga shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), të udhëhequr nga neuroshkencetari Adam Haar Horowitz.

Pajisja mundëson atë që studiuesit e quajnë “inkubacion i ëndrrave në shënjestër” gjatë fazës së parë të gjumit, në të cilën përjetohet një gjendje në kufirin midis zgjimit dhe gjumit. “Kjo gjendje është e paqëndrueshme, e ngadaltë, fleksibël dhe divergjente“, thotë Horowitz. Pajisja shkakton ëndrra duke riaktivizuar kujtime specifike falë një mesazhi audio, siç demonstrohet nga një eksperiment i kryer me 49 pjesëmarrës.

Kur një person bie në gjumë duke mbajtur këtë pajisje, sinjale audio lëshohen përmes një aplikacioni. Pasi dëgjon audionin, sensorët e Dormio kërkojnë të dhëna fiziologjike që tregojnë se personi ka rënë në gjumë, në këtë pikë sistemi e zgjon dhe i kërkon që të raportojë atë që ai po ëndërron, duke regjistruar raportin falë aplikacionit. Ky proces përsëritet disa herë.

Sistemi është ende në fazën e përsosjes, por rezultatet eksperimentale sugjerojnë që duket se po ndikojnë me sukses te ëndrrat. P.sh. kur Dormio i nxiti pjesëmarrësit të mendojnë për një pemë, për shembull, 67% e pjesëmarrësve thanë se kishin parë ëndrra me pemë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ngjashme me një flutur, me strukturën e saj simetrike,…