Engjëllusha publikon këngën ‘Loti i babës’ (video)

13 nëntor 2021 | 22:19

Këngëtarja kosovare, Engjëllusha Salihu, e cila është e bija e Shyhrete Behlulit, sonte ka publikuar projektin e saj të ri muzikor.

Kënga e re e Engjëllushës titullohet “Loti i babës”.

Engjëllusha nuk ka shumë vjet që është bërë pjesë e muzikës, por ka arritur të rrëmbejë zemrat e shumë njerëzve me këngët e saj kryesisht familjare e të nusërisë.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj është në bashkëpunim me të ëmën “Djali i mahalles”, e cila është publikuar para një muaji dhe është pritur mjaft mirë nga publiku, duke u klikuar mbi një milion herë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë njoftoi se planifikon të emërojë gazetaren që…