Enis Bardhi kërkon sonte, Play-off-in e madh për Maqedoninë Veriut

18 nëntor 2025 | 20:06

Shkruan: Astrit Gashi 

Sonte, në orën 20:45, Maqedonia e Veriut luan njërën nga ndeshjet më vendimtare të këtyre kualifikimeve, një duel që mund ta dërgojë drejtpërdrejt në Play-off për Kampionatin Botëror 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Përballë Uellsit, në një stadium ku presioni është pjesë e atmosferës, Enis Bardhi me shokë hyjnë në fushë me një detyrë të qartë mjafton një barazim për të vulosur kalimin. Në renditje, të dyja skuadrat kanë nga 13 pikë, por ndeshja e sotme është finalja e tyre e vogël për vendin e dytë ne grup. Maqedonia e Veriut ka treguar se di të luajë në skena të mëdha dhe di të konsumojë presionin me mençuri, ndërsa Bardhi është shndërruar në figurën kyçe rreth së cilës mblidhen energjia, besimi dhe organizimi i skuadrës. Përvoja e tij, qetësia në situata kritike dhe aftësia për të marrë përgjegjësi e bëjnë një lider të natyrshëm në ndeshje që vendosin sezonin.

Në një duel ku margjina është e vogël, administrimi i lojës, disiplinimi taktik dhe ruajtja e ekuilibrit emocional janë po aq të rëndësishme sa edhe vetë rezultati. Nëse Maqedonia e Veriut arrin të marrë pikën që i duhet, atëherë i bashkohet Kosovës dhe Shqipërisë, që tashmë kanë arritur Play-off-in dhe po përgatiten për dy netët e mëdha të 26 dhe 31 marsit, kur do të luftojnë për një biletë historike drejt Botërorit. Uellsi e kerkon fitorën për të pas kundeshtar me të lehtë dhe sigurar vayon e dytë sepse edhe ne rast humbje e ka të sigurt Play-off-in permes ligës së kombeve së bashku me Suedinë,Irlandën Veriore dhe Rumaninë të cilat janë në vayon e kartet dhe të cilat do të kene rival me të fortë si Italia, Polonia, Ukrahina dhe Turqia.

Të kesh tre ekipe nga nga Ballkani në prag të Botërorit është rrëfim më vete për zhvillimin e futbollit dhe për forcën e brezit aktual. Sonte, misioni është i qartë dhe i thjeshtë në letër, por kërkon karakter në fushë. Uellsi është skuadër e fortë fizikisht dhe shumë agresive në shtëpi, por Maqedonia e Veriut ka treguar se di të gjejë mënyra për të rezistuar dhe goditur në momentet e duhura. Një pikë mund të duket si një objektiv modest, por sonte ajo pikë është ëndrra e kesaj pjese të Dardanisë. Enis Bardhi dhe bashkëlojtarët e tij e kanë në dorë ta çojnë Maqedoninë e Veriut drejt një marsi historik dhe drejt një mundësie unike për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror për herë të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OVL-UÇK-ja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për gjeneralin amerikan…