
Enrique: E merituam kualifikimin në gjysmëfinale
16 prill 2025
| 11:34
PSG-ja arrin të kualifikohet mes drithërimash, kjo pasi parisienët dolën të mundur në “Villa Park” 3-2 ndaj Aston Villas, por arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 5-4.
I lumtur për kalimin më tej, u shfaq në fund të ndeshjes, trajneri Luis Enrique. Strategu spanjoll ka thënë se PSG-ja e ka merituar kualifikimin në gjysmëfinale.
“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, e nisëm vërtet mirë, por jemi në Ligën e Kampionëve, ekipi kundërshtar ka shumë cilësi. Megjithatë po të kemi në konsideratë të dyja përballjet e merituam kalimin për më tej”, ka deklaruar Enrique.