
Enrique: Kemi luajtur në një nivel me kampionët në fuqi
11 tetor 2021
| 12:15
Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, ka folur pas ndeshjes finale në Ligën e Kombeve me Francën ku spanjollët pësuan humbje me rezultat 2-1.
“Ne shkojmë në shtëpi pa një kupë, por unë mendoj se kemi luajtur në një nivel me Kampionët Botërorë në fuqi, të cilët kanë potencial dhe cilësi të jashtëzakonshme fizike. Ne luajtëm lojën tonë si gjithmonë, duke shënuar në pjesën e dytë. Shanset për ta fituar ndeshjen ishin aty, por Benzema i shpiku ato gola dhe Franca fitoi”, ka thënë Enrique.
“Gjithsesi unë jam i lumtur dhe i kënaqur, madje edhe duke menduar për të ardhmen. Goli i Mbappe qëndron në timen, duke mos folur për asgjë që nuk mund ta kontrolloj. Do të doja të flisja për të, por nuk dua të bie në këtë kurth”, ka shtuar Enrique.