Enrique: Luajmë ndaj njërit prej ekipeve më të mira në Evropë, por s’kemi frikë

29 prill 2025 | 11:02

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique në konferencë për shtyp foli në prag të takimit gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

“Këto janë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve,  ka ende dy ndeshje mes dy skuadrave që kanë të njëjtin objektiv, dy kundërshtarë që duan të bëjnë mirë. Çelësi do të jetë menaxhimi i presingut, tërheqja… Do të duhet të menaxhojmë gjithçka në mënyrën më të mirë”.

“Unë nuk flas mirë apo keq për kundërshtarin. Në fund të fundit, ata janë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me trajnerin e tyre prej disa vitesh. Të gjithë e meritojmë të jemi këtu. Më pëlqen më shumë skuadra ime, prandaj jam këtu”, ka shtuar Enrique.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, beson se seancat konstitutive…