Enrique: Nëse do merrja vesh rezultatin e Kosta Rikës do pësoja sulem

02 dhjetor 2022 | 12:53

Luis Enrique ka folur për mbrëmjen e çmendur të Kupës së Botës ku për tre minuta Spanja ishte jashtë fazës tjetër kur Kosta Rika ktheu në favorin e saj ndeshjen me Gjermaninë.

“Në futboll nuk ka anë të mira apo të këqija. Në futboll ka merita dhe sot nuk jam aspak i lumtur. Jemi kualifikuar, por doja ta bëja si i pari i grupit. Nuk mund të ndodhte sepse Japonia shënoi dy gola kundër nesh në pesë minuta dhe në 10 minuta na çarmatosi plotësisht. Nuk e dija se do të eliminoheshim për një kohë të shkurtër. Nëse do ta kuptoja këtë, me siguri do të kisha pësuar një sulem në zemër”, ka deklaruar Enrique

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar padinë…