
Enrique, pas fitores kundër Çekisë: Nuk e lëshojmë vendin e parë
13 qershor 2022
| 11:12
Te Spanja e kanë kthyer në festë fitoren kundër Çekisë. Edhe dy ndeshje përfundon Liga e Kombeve, kurse Spanja komandon me një pikë më shumë se Portugalia.
Trajneri Luis Enrique ka thënë se janë të lumtur për fitoren e arritur dhe ka premtuar se Spanja nuk do ta lëshoj vendin e parë në grup.
“Jemi të lumtur, pasi e kemi mbyllur pjesën e parë të këtij edicioni në krye. Ambienti në Malaga ka qenë i shkëlqyer, ishte një tërmet. Të them të drejtën Çekia më ka pëlqyer shumë, sepse kanë luajtur me intensitet, por ne ia kemi dalë. Nuk është aspak e lehtë të luash katër ndeshje në këtë fazë të sezonit. Ndaj jemi shumë të kënaqur sepse nuk kemi pasur as probleme me dëmtimet. Tani nuk e lëshojmë më kreun”, ka thënë Enrique.