Enrique: Po shkruajmë historinë. Alonso: Kemi shumë punë

10 korrik 2025 | 11:55

Suksesi fantastik ndaj Real Madrid, fitorja me “poker” golash dhe loja e shfaqur, i dhurojnë një kënaqësi të pamase një ish katalanasi të famshëm si Luis Enrique, suksesi ndaj rivalit të tij personal të përjetshëm e dërgon në del trajnerin e PSG, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, në Paris kërkojnë trofeun e fundit dhe të pestë për këtë vit fantastik: “Ndihem shumë mirë, shkëlqyeshëm. Është gjithnjë e vështirë të përballesh me Real Madrid në këto kushte, është shumë vapë. E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe jemi të kënaqur për paraqitjen tonë. Ky është një sezon special për ne. Tani na mungon dhe një hap i fundit kundër një skuadër të madhe si Chelsea. Duhet të rikuperojmë për t’u paraqitur në kushte të mira në finale. Ne dëshirojmë të shkruajmë historinë tonë te ky klub, më pas të marrim pushimet”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

I ndryshëm është diskutimi në radhët e Real Madrid, kjo humbje vërtetoi se Xabi Alonso nuk ka “shkopin magjik”, i duhet ende kohë për të rikthyer ekipin në nivele të larta.

“Fillimi i ndeshjes na la një shenjë të thellë. U bë shumë më e vështirë për ne pas 10 minutash. Duhet ta pranojmë këtë humbje, të bën të ndihesh keq, por nuk duhet ta pranojmë. Në këto momente nuk duhet ta humbasim qetësinë, duhet ta analizojmë këtë ndeshje me qetësi. Jemi ende në fillimin e punës, por është e qartë që duhet të përmirësojmë. Vinicius jr-Mbappe së bashku? Në këtë ndeshje nuk funksionuam si skuadër, është e vështirë të flasësh për individë apo situata individuale”, ka deklaruar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në ligën MLS dhe në…