
Enrique, Realit: Ne jemi kampionët e Evropës
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve një muaj më parë, skuadra e PSG-së vijon të shkëlqejë edhe në Botërorin për Klube. Kampionët francezë kanë shkuar në gjysmëfinale, ku do të përballen me Real Madridin.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, duke komentuar këtë rrugëtim, foli me superlativa për të tijtë. Sidomos pas fitores ndaj Bayern Munich, ku e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë. “Është folur shumë për qëndrueshmërinë dhe sigurisht që PSG-ja tashmë e ka atë. Ne jemi gati të jemi konkurrues në çdo kohë dhe pavarësisht rezultatit”, ka thënë Enrique.
“Kur përballesh me ekipe si Bayern, është e komplikuar kur luan 11 ndaj 11. Me dy lojtarë të përjashtuar mund të shndërrohet në lotari, por ia dolëm mbanë”, ka shtuar ai. “Ndaj Realit do të jetë e vështirë, por, siç e thashë, po fitojmë qëndrueshmëri në lojën tonë. Kjo na ka dhënë trofe, përfshi edhe Ligën e Kampionëve. Jemi ne kampionët e Evropës, por të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka deklaruar trajneri spanjoll.