
Enrique: Synojmë kualifikimin në finale
07 maj 2025
| 12:56
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është optimist se skuadra e tij do të arrijë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Klubi francez e mposhti Arsenalin në ndeshjen e parë dhe të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe në ndeshjen kthyese.
“Jemi këtu sepse e meritojmë të jemi. Kemi fituar ndeshjen e parë ndaj Arsenal dhe do të hyjmë në fushë për ta fituar edhe të dytën. Artetën e njoh që kur ai ishte te Barcelona, ka qenë një futbollist i madh dhe tani është një trajner i madh”, ka thënë Enrique.