
Enrique: Të shkruajmë historinë
PSG-ja kaloi me shumë lehtësi Inter Miamin, por tani në fazën çerekfinale i pret një ekip si Bayern Munchen. Për Luis Enrique nuk ka rëndësi kë kanë përballë, objektivi i tij dhe i klubit është të vijojnë rrugëtimin perfekt edhe në Botërorin e Klubeve pasi mbyllën një vit fantastik ku fituan gjithçka në Francë dhe Evropë.
“Ky është padyshim një sezon historik për klubin tonë. Ne synojmë të vazhdojmë historinë edhe në këtë turne. Pushimet dhe përgatitjet për sezonin e ri janë gjëra që nuk më interesojnë tani. Duhet të mendojmë të rikuperojmë sa më mirë dhe të jemi në kushte sa më të mira të mundshme për ndeshjen e radhës”, u shpreh Luis Enrique.
Në fund, trajneri i PSG u ndal edhe në një koment në lidhje me faktin që përballë kishte shumë ish lojtarë të tij, me në krye Leo Messin: “Ishte një ndeshje shumë e veçantë sepse takova njerëz që janë shumë të rëndësishëm për mua, njerëz më të cilët kemi ndarë suksese dhe dështime”.