Enver Hoxhaj në promovimin e librit të Zef Mazit: Lufta e heshtur e diplomacisë tregon për betejat që fitohen çdo ditë
Në promovimin e librit të ambasadorit Zef Mazi, “Kosova, lufta e heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)”, u vu në pah roli i diplomacisë së heshtur në rrugëtimin e Kosovës drejt çlirimit dhe pavarësisë.
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë fjalës së tij në këtë promovim, theksoi se lufta e heshtur e diplomacisë dëshmon për betejat që fitohen çdo ditë, kur njerëzit, idetë dhe ngjarjet bashkohen për t’i dhënë drejtim historisë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ai vlerësoi se Zef Mazi, në cilësinë e ambasadorit të Shqipërisë, ka qenë njëkohësisht edhe ambasador i çështjes së Kosovës, duke i shërbyer vazhdimisht kauzës së pavarësisë dhe procesit të shtetformimit.

Sipas Hoxhajt, përmes këtij libri rikthehet në vëmendje diplomacia e padukshme, e cila ka lënë gjurmë të thella në rrugën e Kosovës drejt lirisë.
“Lufta e heshtur e diplomacisë tregon për betejat që fitohen çdo ditë, kur njerëzit, idetë dhe ngjarjet takohen për t’i dhënë drejtim historisë drejt çlirimit dhe pavarësisë. Zef Mazi, në cilësinë e ambasadorit të Shqipërisë, ka qenë njëkohësisht ambasador i çështjes së Kosovës si kauzë, duke i shërbyer vazhdimisht idesë së pavarësisë dhe shtetformimit. Në promovimin e librit të tij “Kosova, lufta e heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999), u rikthye në vëmendje kjo diplomaci e padukshme që ka lënë gjurmë të thella në rrugën e Kosovës drejt lirisë”, ka theksuar Hoxhaj.




