Enver Hoxhaj: Nëna Qamë, është heroina e kohëve tona

21 nëntor 2020 | 13:12

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Demaku për vdekjen nënës së heroit Xhevat Demaku.

“I dhimbshëm e trishtues lajmi për vdekjen e Nënës Qamë, nënë e heroit Xhevat Demaku, nënë edhe e katër bijve tjerë, ushtarë e udhëheqës të UÇK-së, vëllezërve Demaku”.

“Nëna Qamë do të mbetet përherë në kujtesën e zemrat tona si një grua fisnike dhe heroinë që ngriti dhe edukoi fëmijët e saj me atdhedashuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Nga duart e saj, u ushqyen edhe shumë bij e bija më të devotshëm të kombit, ushtarë e drejtues të UÇK-së, duke ju ofruar kujdes dhe forcë morale në rrugën e tyre të drejtë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se nëna Qamë, u mbajt e fortë dhe dëshmoi qëndresë shembullore me rastin e rënies heroike në altarin e lirisë të birit të saj Xhevatit, martirizimin e vajzës së saj të vetme dhe rënien dëshmor të vëllait, Osmanit.

“Ajo është nënë që i dha shumë lirisë e pavarësisë së Kosovës me bashkëshortin dhe tërë familjen. Shtëpia e familjes Demaku ishte derëhapur dhe bujare në kohërat më të rënda edhe për drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e shumë shokë e bashkëluftëtarë të tyre nga tërë Kosova”.

“Nëna Qamë, është heroina e kohëve tona. E tillë do të kujtohet përherë. Në emër timin, anëtarëve dhe Partisë Demokratike të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Demaku, miqtë dhe dashamirët e familjes.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka raportuar në Polici se babai i tij…