Enver Hoxhaj: Pa mbrojtje të fortë, dialogu me Serbinë është i rrezikshëm

19 dhjetor 2025 | 11:17

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, kandidat për deputet nga PDK-ja me numër 4, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova duhet të reagojë me vendosmëri ndaj përpjekjeve të Serbisë për të destabilizuar rajonin dhe për të vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

Hoxhaj ka theksuar se rrethanat aktuale kërkojnë rritje të menjëhershme të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Serbia po përpiqet ta përmbysë rendin ballkanik, ta rishkruajë historinë dhe ta vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës. Prandaj, ne duhet ta rrisim buxhetin për mbrojtje, kapacitetet mbrojtëse dhe numrin e pjesëtarëve të FSK-së në vitet e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka nënvizuar se mbrojtja e sovranitetit duhet të bëhet përmes një politike të qartë shtetërore dhe në partneritet me aleatët ndërkombëtarë.

Duke folur për procesin e dialogut, Hoxhaj ishte i prerë se Kosova nuk mund të vazhdojë me të njëjtën qasje si më parë.

“Për dialogun, Kosova ka nevojë për një rezolutë të re në Kuvend. Ka rrethana të reja ndërkombëtare në Evropë dhe në botë. Është agresioni në Banjskë dhe ne nuk duhet të ulemi në dialog pa e arritur njohjen e ndërsjellë dhe pa garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, çdo proces politik që nuk e ka në qendër sigurinë dhe sovranitetin e vendit, është i papranueshëm për interesin shtetëror të Kosovës.

Ai nënvizoi se mbrojtja e sovranitetit duhet të bëhet përmes një politike të qartë shtetërore dhe në partneritet me aleatët ndërkombëtarë.

Duke folur për procesin e dialogut, Hoxhaj ishte i prerë se Kosova nuk mund të vazhdojë me të njëjtën qasje si më parë.

“Për dialogun, Kosova ka nevojë për një rezolutë të re në Kuvend. Ka rrethana të reja ndërkombëtare në Evropë dhe në botë. Është agresioni në Banjskë dhe ne nuk duhet të ulemi në dialog pa e arritur njohjen e ndërsjellë dhe pa garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës,” u shpreh ai.

Sipas Hoxhajt, çdo proces politik që nuk e ka në qendër sigurinë dhe sovranitetin e vendit, është i papranueshëm për interesin shtetëror të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një mbledhje të qeverisë…