
Enver Hoxhaj shkruan për ndarjen nga jeta të Nexhmedin Arifit: Ishte politikan shembull dhe vizionar
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook”, ai ishte një politikan shembull dhe njeri i veçantë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi. Duke bashkëpunuar gjatë me të, ai ishte gjithmonë një politikan shembull dhe njeri i veçantë. Ai ishte një burrë i urtë, vizionar dhe i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe interesit qytetar. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar në kujtesën e qytetarëve të Vitisë dhe më gjerë. Ngushëllime të sinqerta familjes Arifi, miqve dhe gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij”, ka shkruar Hoxhaj.