Enver Hoxhaj viziton familjen e Kadri Veselit

19 janar 2021 | 17:51

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar në Facebook se para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë ka shkuar të pijë çaj në familjen e Kadri Veselit.

“Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli. Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20.01.2021 Punime  të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…