Enzo Maresca pritet të largohet sot nga Chelsea
01 janar 2026
| 13:56
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca thuhet se do të largohet sot (e enjte) nga klubi londinez.
Sipas gazetarit Matt Law, trajneri italian do të njoftoj sot në bord largimin e tij nga “Stamford Bridge”.
Sky Sports raporton gjithashtu se ai ka humbur konferencën për shtyp para ndeshjes me Manchester Cityn, pasi mund të largohet nga klubi para ndeshjes.
Sipas Alex Crook, arsyeja kryesore për largimin e Marescas është grindja e tij me bashkëpronarin e Bluve, Behdad Eghbali.
Chelsea ka pasur një sezon të përzier deri më tani, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë, vetëm dy pikë larg vendit të katërt.
Në javët e fundit, Maresca ka pranuar gjithashtu se nuk ndihet i mbështetur nga klubi dhe tani gjërat duket se po arrijnë kulmin.



