Epidemiologu Dedushaj: Vaksina të mbron nga vdekja e sigurt

28 gusht 2021 | 00:18

Epidemiologu Isuf Dedushaj ka thënë se gabimi që bëmë ne në raport me pandeminë ishte fakti që u liruam shumë shpejt.

Tek shtimi i numrit të të infektuarve, ai thotë se ndikoi ardhja e mërgimtarëve tanë nga gjithandej globit, shkuarja e qytetarëve të Kosovës për pushime në vendet kur veçse kishte marë hov varianti Delta dhe mosrespektimi i masave.

“Situatën e kanë kuptuar bukfalisht, sepse masat duhet të respektohen derisa dy javë ditë të mos kemi raste me infektim, dhe atëherë mund të themi se situata epidemiologjike është e qetë”, ka thënë ai.

Dedushaj për Klan Kosova bëri të ditur se derisa forma e vjetër e COVID-it nga 1 person infektonte 3 të tjerë, tek varianti Delta është nga një preken 10.

Megjithatë, ai tha se forma klinike e variantit Delta është shumë më e lehtë se varianti i parë.

Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, epidemiologu Dedushaj ka pohuar se me 50 vjet është marrë me vaksina dhe se asnjëherë në historikun e mjekësisë nuk është zbuluar ndonjë metodë më e mirë, më e lirë dhe si vetmja formë e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse se vaksinat.

“Ardhmëria e parandalimi të sëmundjeve vrastare ka me qenë vaksinimi”.

“Vaksina e ka një të keqe të madhe që të mbron prej vdekjes së sigurt. Fatbardhësisht Kosova i ka marrë vaksinat më të mira e më efikase. Doza e parë mbron deri në 80%, ndërsa e dyta deri në 99%.  Vaksina do të mbrojë karshi sëmundjes dhe vdekjes. Më këto vaksina të gjithë janë të mbrojtur, edhe ndaj variantit Delta”, ka deklaruar Dedushaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje në…