Epoka e re e Dritës evropiane

23 tetor 2025 | 11:33

Për dy vjet ishte Ballkani!

Skuadra nga Suhareka arriti që në dy sezone fantastike të luante në finalet e UEFA Europa Conference League, duke grumbulluar secilin edicion nga katër pikë.

Të njejtin sukses, “Xhebrailat” nuk mundën ta shijojnë edhe për të tretën herë me radhë, andaj vitin e kaluar, kampionati elitar i Kosovës në futboll, nuk kishte skuadër përfaqësuese, njofton Klankosova.tv.

Por në këtë kompeticion, sivjet po paraqitet Drita.

Gjilanasit, si kampion të Republikës, arritën që ta kapin nivelin e suharekasëve në Evropë, duke u bërë pjesë e ekipeve më të mira të kontinentit, të cilat garojnë në UECL.

Paraqitja e parë dhe historike për katër herë kampionët e Kosovës, nisi nga Finlanda, atje ku pas 90 minutave, dolën me kokën lartë, duke mos u mposhtur nga KuPS, meqë gjithçka përfundoi baras, 1-1.

“Intelektualët” sonte zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar aktin e parë si vendas, duke pritur qipriotët e Omonias nga Nikozia.

Ky ballafaqim fillon në orën 18:45 dhe mund ta ndiqni permes platformës kryesore shqiptare, Art Motion, në kanalin e parë të Radio Televizionit të Kosovës.

Pas dy jave, ekipi kosovar udhëton në Republikën e Irlandës për t’u ndeshur me Shelbourne.

Festa shqiptare është e rezervuar në prag të festës së flamurit kombëtar, duke qenë se më 27 Nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballet Drita dhe Shkëndija e Tetovës.

Në kryeqendrën e Kosovës, dueli i fundit i fazes së parë të finaleve në UEFA Europa Conference League për kampionët nga Gjilani, është ai kundër holandezëve të AZ Alkmaar, kurse mbyllet në Spanjë te Rayo Vallecano. /KlanKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit të tij në Londër, kryeministri i Shqipërisë, Edi…