“Epoka e re” sërish dominon në Media Ligë

01 janar 2019 | 14:45

Në vitin 2018 u rikthye Liga e Medieve në Kosovë. Kjo ligë ishte organizuar për herë të fundit në vitin 2010, kur kampione kishte dalë “Epoka e re”.

Ndërsa këtë herë kjo ligë është ndryshuar, duke bërë që ekipet të takohen nga dy herë ndërmjet vete, si vendës dhe mysafirë.

Pjesëmarrëse janë gjashtëmbëdhjetë ekipe, kurse pas katërmbëdhjetë xhirove të zhvilluara, e para në tabelë është “Epoka e re” me 35 pikë, tri më shumë se “Media Works”-i që është e dyta.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieres më të mirë në Kosovë, Donjeta Sadikut, i është…