“Epoka e re” siguron titullin në Media Ligë

24 maj 2019 | 18:15

Ekipi i gazetës “Epoka e re” e ka siguruar titullin e kampionit në Media Ligë, dy xhiro pa përfunduar kampionati.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në fushën “Arena”, ekipi i “Epokës së re” e ka mposhtur ekipin e “Gazeta Metro”-s me rezultat 5-3 dhe ka grumbulluar 70 pikë.

“Epoka e re”, që ishte kampione e Media Ligës edhe në vitin 2010, në këtë edicion ka shkëlqyer me paraqitje dhe ka regjistruar 22 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Në dy ndeshjet e mbetura “Epoka e re” do të luajë ndaj “D+” dhe “Telegrafi”-t.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se investimet në…