EPOPEJA E 14 DHJETORIT- BETEJA E PARË E THYERJES ME ARMË E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR

14 dhjetor 2020 | 01:56

Shkruan: Besim Muhadri


Beteja e 13-14 Dhjetorit 1998 në Pashtrik, përveç si Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të kujtohet edhe si Epopeja e sakrificës dhe e heroizmit të Qenë Qenës, i cili atë natë luftoi deri në pikën e fundit të gjakut duke lënë amanetin që të mos mbetej asnjë këmbë dhe gjurmë serbi në tokën e Kosovës

Më 14 dhjetor të vitit 1998 në malet e Pashtrikut u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës kunr forcave ushtarake serbe. Në këtë betejë, sipas Bilim Muçajt, morën pjesë 154 luftëtarë tëUÇK-së, kundrejt një force shumë më të numërt dhe shumë mëtë armatosur. Më 14 dhjetor ranë 41 ushtarë të UÇK-së, për tëmbetur përjetësisht në historinë më të lavdishme të Kosovës. Nëmesin të rënëve ishte edhe Mujë Krasniqi, komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës.

Historia dhe lavdia nuk ndërtohen duke i atribuar njërit heroizma e duke anashkaluar tjetrin apo të tjerët

Për këtë betjë të ashpër është manipuluar shumë, madje duke iu atribuar këtij apo atij komandanti. Madje edhe duke aluduar edhe në tradhti dhe spiunazhë dhe për rënie të qëllimtë në pritë. Kjo mund të vërhet në dhjetëra shkrime, shumica prej të cilave bazohen në të pavërteta të dëgjuara kinse kuluarve dhe kafeneve të Kukësit e të Krumës së Hasit. Mirëpo historia e as lavdia nuk ndërtohen duke i atribuar njërit heroizma e duke anashkaluar apo etiketuar tjetrin apo të tjerët, sepse kjo do të ishte një tjetër vrasje mbi vlerat më sublime të historisë së Kosovës, siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Historia nuk ndërtohet as duke akuzuar pa fakte për tradhëti apo spiunim tek pushtuesit, duke u mbështetur në “të vërtetat” dhe “senzancionet” e ndonjë gazetari kinse të luftës, i cili për luftën ose kishte dëgjuar nëpër televizone botërore ose kuluareve e kafeneve të kohës qoftë nëqytetin apo vilajetin ku ai jeton apo jetonte.


K
ëto që po i them janë të bazuara në fakte të lexuara nëpër gazeta ku këta “gazetarë”, kronistëapo kushedi çka i kanëlansuar, gjë që tash e 22 vite me radhë kanë shkatuar huti dhe tëpavërteta të mëdha, të cilat lëndojnë shpirtin, ndërgjegjën dhe sakrificën e atyre që u flijuan por edhe të atyre që shpëtuan tëgjallë nga ajo Betejë e pabarabartë. Madje ata që shkruajnë për këtë betejë, qëllmishëm apo jo, harrojnë të shënojnë emrin e njërit nga prijësit e këtij marshimi të madh drejt Kosovës, i cili u godit i pari, por që edhe i plagosur luftoi deri në pikën e fundit tëgjakut. E Ai është dëshmori dhe Heroi i Kosovës Qenë Qenaj, njëri nga udëhërrfyesit më të njohur të shtigjeve të lirisë nëpër malet e Pashtrikut. Mirëpo, nuk thonë kot se historia mund tëvonojë, por jo edhe të harrojë dhe e vërteta del në shesh. Fati e ka dashur, që nga ajo betëjë të shpëtojnë të gjallë edhe dy udhërrëfyesit e tjerë të atij marrshimi, Nexhmedin Berisha e Bislim Muçaj, dëshmitë e të cilëve përmbysin të gjitha pretendimet dhe manipulimet e të gjithë atyre që duan tëshkruajnë historinë ashtu siç dëshirojnë apo siç iu thonë të tjerët. Askush më mirë si këta dy burra të Hasit, të cilët në Betëjen e 14 dhjetorit të vitit 1998 të zhvilluar në Pashtrikut lanë gjymtyrët e trupit të tyre, nuk e di rrjedhën e asaj odisejade të planifikimit, këmbënguljes dhe më në fund edhe të rrugëtimit për në Kosovëtë një numri aq të madh ushtarësh të përbërë nga katër grupepjesëtarësh të UÇK-së nga Zona të ndryshme Operative e jo siç pretendojnë disa tekstshkrues në raste akdemish përkujtimore tëkësaj ngjarje tragjike por edhe të lavdishme njëkohëshisht, duke përmendur në të shumtën e rasteve, vetëm grupin e MujëKrasniqit. Rrëfimet e Nexhmedin Berishës dhe Bislim Muçajtjanë rrëfime të bazuara në të vërtetën, sepse ata janëprotagonistë të të gjitha atyre që ndodhën jo vetëm në mes natës së 13 dhe 14 dhjetorit të vitit 1998. Në shkrimin tonë, për shumëarsye, do të paraqesim vetëm disa fragmente nga rrëfimet e tyre, por jo të gjitha, sepse, në të kundërtën do ta lëndonim dhe zhveshnim krejt lakuriq të “vërtetën” e krijuar qëllimshëm nga ata që qëllimshëm duan të denigrojnë apo anashkalojnë këtë apo atë personalitet, apo një regjion të tërë siç është Hasi i dy anëve të kufirit, i cili jo vetëm gjatë luftë së fundit, por gjatë tërëhistorisë ka qenë dhe ka ditur të rreshtohet përkrah historisë sëlavdishme të kombit tonë.   

Nisja nga Cahani

Mesdita e 13 dhjetorit të vitit 1998 shënon edhe nisjen e rrugëtimit të gjatë të 154 djemve dhe çikave të Kosovës, tëveshur me uninformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atëditë të ftohtë dhjetori, të prirë nga hasjanët Bislim Muçaj, Nexhmedin Berisha dhe Qenë Qenaj, ata u nisën nga Cahani për të hyrë në Kosovë. Ishin katër grupe ushtarësh nga Zona tëndryshme Operative të UÇK-së. Ishte grupi i Mujë Krasniqit, ishte grupi i Ekrem Rexhes alias Komandant Drinit i shoqëruar edhe nga Xhemshit Krasniqi, por ishte edhe grupi i Kaçanikut. Edhe pse kishte informacione që ushtria serbe kishte përforcuar kufirin Kosovë-Shqipëri dhe kjo paraqiste rrezik për një numër kaq të madh luftërarësh që duhej të hynin në Kosovë, ndërsa shoqëruesit e këtij formacioni, të cilët duhej të rrëfenin rrugën dhe të hapnin edhe shtigjet e mbuluara me borë, Bislim Muçajdhe Nexhmedin Berisha kishin sugjeruar që ky kalim të ndodhte njëherë tjetër apo në grupe më të vogla dhe në kanale të tjera, tëcilin propozim e kishte mbështetur edhe Komandant Plaku aliasXheladin Gashi, që ishte përgjegjës i UÇK-së për Veri të Shqipërisë. Megjithatë ishte këmbëngulja e disa nga krerëve tëlartpërmendur të grupeve të UÇK-së të cilët kërkonin që tëhynin në Kosovë. Dhe kështu edhe u bë.

Nuk po shkojmë në dasmë, por në luftë, thoshte Qenë Qenaj.

Rrugëtimi ishte i gjatë dhe i vështirë, ngase përveç terrenit shumë të vështirë, kalimin dhe rrugëtimin e vështirësonte edhe bora që kishte rënë ato ditë. Kujtimet e Bislim Muçajt nga Lugishta e Hasit dhe Nexhmedin Berishës nga Rogova e Hasitnë lidhje me këtë rrugëtim e pastaj edhe të zhvillimit të betejës, janë të prekshme dhe të kujtojnë momentet  më të vështira qëmund të përjetojë njeriu. Ata tregojnë kohën e saktë të nisjes nga Cahani, detyrat e marra nga secili si dhe vështirësitë dhe peripecitë e përjetuara. Qenë Qenës, që ishte një vigan i vërtetëi prirjes dhe i rrëfimit të shtigjeve, nuk i patëm treguar, sepse donim ta kursenim për aksione të tjera. Prandaj kishim bërëshumë plane se si të mos i tregonim, por ishte e pamundur sepse ai kishte dëgjuar. Dhe pas dëgjimit se të gjithë këta njerëz do tëkalonin kufirin, ishte nisur nga Kruma për të ardhur dhe për tëna u bashkuar. Na zuri te Stanet e Vlahnes. Ishte djersitur e bërëqull. Madje edhe ishte veshur tepër hollë, sepse nuk i kishte premtuar koha të merrte rroba me të trasha. Ia dhashë shallin qësë paku ta mbështillte qafën”, tregon Bislim Muçaj, i cili vazhdon rrëfimin për atë që u kishte thënë Qena: “Mund të jetëditë e vështirë, sepse po kalojmë kufirin me gjithë katë njerëz. Mund të kemi edhe luftë, sepse nuk po shkojmë në dashmë, prandaj duhet të shtrëngohemi mirë. Këtu ka njerëz që ndoshta ende nuk e kanë përjetuar luftën, prandaj na duhet përgatitur mirë për betejën e mundshme që mund të na pret. Shkijet janë tëpërgatitur. Janë të shumtë, prandaj duhet të përgatitemi edhe ne, kishte thënë tha Qena, në momentin kur ata po rrugëtonin teposhtë shpatijeve të Pashtrikut të mbuluar me borë. Madje edhe kjo e kishte shyrë që të vinte dhe t’i bashkohej atij marshimi, ndonëse nuk ishte ftuar.


Kolon
ës së gjatë i prinin hasjanët Bislim Muçaj, Nexhmedin Berisha dhe Qenë Qenaj

Tash, Bislim Muçaj, Nexhmedin Berisha dhe Qenë Qenaj po i prinin kolonës së gjatë të ushtarëve, të cilët nganjëherë edhe nuk ishin shumë të disiplinuar. Për këtë arsye, kujton Nexhmedin Berisha, shpesh më është dashur t’ua tërheq vërejtjen sepse kishte shumë rrezik se mund të hetoheshim nga forcat armike qëmund të shfaqeshin në çdo kohë dhe në çdo vend:.

Nexhmedini, Bislimi dhe Qena ndërroheshin në mes vete nëhapjen e shtigjeve të mbuluara me borë, e  cila nganjehërëarrinte edhe deri mbi brez. Ishin lodhur dhe rraskapitur nga gjithë ky udhëtim, por edhe nga përgjegjësia që u rëndonte, sepse përveç hapjes së shtigjeve, ata edhe duhej të vëzhgonin terrenin. U duhej të zgjidhnin shtigje të cilat mund të ishin mëpak të rrezikshme dhe ku ata mendonin që forcat serbe nuk mund të ishin sistemuar. 12-13 orë udhë dhe rraskapitje. Lodhje, vëshgim.

Tani kishte rënë nata, që për fat ndriçohej nga hëna dhe mund të shihje edhe deri në 50 metra – vazhdon rrëfimin e tij Bislim Muçaj, në të cilin ndërhyn herë pas here Nexhmedini. Qielli ishte i kthjellët, por bënte shumë ftohtë. Në një moment dëgjohet zë kukuvajke, që shoqërohej dhe nga zëra të tjerë po ashtu kukuvajke. Kjo ishte e pamundur që një kukuvajkë të bëjënë kohë dimri. Por tek e fundit mund të bënte vetëm një, por jo aq shumë, sa në një kodër, sa në një hurdhë apo sa në ahishtë. Këtu fillova të dyshoj. A po dëgjon këta zëra, i thash Komandant Drinit, thotë Bislim Muçaj. Këta nuk janë zëra kukuvajkash, por po më duken sikur sinjale të forcave armike. U pajtua edhe Ekremi, i cili më tha se duhet të bëjmë kujdes sepse serbët mund të jenë afër.

Serbët japin komandën Zjarr! – Të parët plagosen Bislim Muçaj, Nexhmedin Berisha dhe Qenë Qenaj

Bislimi tregon se pa  ecur shumë metra në dritën e hënës heton sende në formë pashtetash të varura. Ç’janë këto, e pyet prapë komandant Drinin, por nuk kishte shumë kohë për tëmarrë përgjigje, sepse u dëgjua komanda Zjarr” (Palji) tëkomandantëve serb që u shoqërua menjëherë me breshërinë e plumbave që nuk ndaleshin dot.

Atëherë, Bislimi, Nexhmedini dhe Qena zënë pozicionet dhe fillojnë të gjuajnë, mirëpo plumbat e shumtë të ushtarëve dhe ushtarakëve serbë që vinin nga të gjitha anët e pothuasje në tënjëjtën kohë, kishin goditur mbi trupat e tyre. Bislimi ishte goditur në dorën e djathtë dhe goditja kishte qenë e tmerrshme,saqë ia kishte thyer ashtin dhe krahu kishte i mbetur vetëm nëlëkurë. Plagë kishte marrë edhe Nexhmedini, ashtu sikurse edhe Qena, i cili ishte goditur afër zemrës dhe plaga e tij ishte vdekjeprurëse. Mirëpo nuk dorëzoheshin. Lufta vazhdonte. Krismave të armëve të tyre iu bashkohet dhe eprori Mahir Hasani, i cili po ashtu plagoset, por nuk ndalet. Në ato momente Nexhmedin Berisha merr Bislimin e plagosur, ia lidh disi krahundhe e mbështet për një ahu, në mënyrë që së paku një pjesë tëtrupit ta kishte të ruajtur. Po ashtu bën edhe me Qenën, i cili i thotë që ta linin dhe të merreshin me vetveten dhe me të tjerët, sepse ai ishte plagosur rëndë dhe se nuk do të binte dot i gjallënë duart e armiqve.

Nëxhmedini tregon edhe fjalët e fundit që i kishte thënëQena: Amanet më tha. Nëse asgjë mos bëfshi, së paku në Has mos e lini asnjë shka. Në ato momente ai nxori dhe aktivizoi dy bomba. Menduam se e vrau veten, por jo. Ai bombat i gjuajti mbi pozicionet serbe. Kemi parë trupat e pajetë të ushtarëve serb dhe gjuajtjen e pushkëve. Dëgjoheshin krisma por edhe klithma të tyre. Na gjuanin nga shumë anë. Ne ishim rënë në rrethim dhe po përballeshim me pararojen  e fundit të ushtrisë serbe, qëkishte përgatitur aksionin  në formë patkoi. Na gjuanin me artileri të rëndë dhe kjo na bënte të pamundur që të shihnim se ç’behej para ose afër nesh. Kemi luftuar në afërsi. Në ato momente, tregon Nexhmedini, kam dëgjuar Mahir Hasanin duke i thënë Komandant Drinint që të gjuante me zolë e mos ta mbante kot, sepse Kmandant Drini e kishte një zolë, por ishte larguar rreth dyqind metra nga ne e nuk gjuante. Pas asaj që i tha Mahiri ai gjuajti, por nuk e di nëse kishte goditur në cak. Madje e pati lënduar njërin nga ushtarët q ëishte prapa tij. Ne e kishim hallin e bunkerit ku ishin pozicionuar serbët dhe na gjuanin me artileri dhe mitrolozë të kalibrave të mëdhenj. Aty ai duhej tëgjuante, por si duket i huqi.

Sipas Nexhmedin Berishës dhe Bislim Muçajt, Qenë Qenaj kishte ndërruar jetë kah ora 3 i natës. “Ai, edhe pse i plagosur rëndë, pa shpresë dhe pa asnjë mundësi të dhënies së ndihmës, ka luftuar si luan”.

Kështu rrëfejnë Nexhmedin Berisha dhe Bislim Muçaj, për betejën e Pashtrikut, që zgjati 6 orë, nga mesnata deri në mëngjesin e 14 dhjetorit. Në atë betejë, përveç Qenë Qenës, ranëpër të mos vdekur kurrë edhe 40 dëshmorë të tjerë, në mesin e tëcilëve edhe komandanti i Brigadës 113 të Zonës Operative tëDrenicës, Mujë Krasniqi. Pastaj Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Fatmir Ademaj,Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini

Beteja e Pashtrikut, ndonëse me humbje tëpakompensueshme në njerëz, do të kujtohet si një nga betejat me të lavdishme, ku u luftua dhëmbë për dhëmbë me forcat ushtarake serbe, të cilat e kanë pranuar se kanë humbur njënumër të konsideruar eprorësh dhe ushtarësh të tyre. Për shkak të zhvillimit të një lufte tepër të ashëpr dhe profesionale, serbët kanë deklaruar se ata nuk kanë luftuar vetëm UÇK-së, por edhe komandosë ushtarakë të NATO-s, sepse tek lufëtarët me të cilët u ballafaquan ata atë natë, kishin verejtur një profesionizëm ushtarak dhe një gadishmëri të pashëmbëllt lufte e sakrifice.

Beteja e 14 Dhjetorit, përveç si Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të kujtohet edhe si Epopeja e sakrificës dhe e heroizmit të Qenë Qenës, i cili atë natë luftoi deri në pikën e fundit të gjakut duke lënë amanetin që të mos mbetej asnjë këmbë dhe gjurmë serbi në tokën e Kosovës. Mirëpo, Beteja e 14 dhjetorit e vitit 1998, duhet të konsiderohet edhe si Beteja e e thyerjës e kufirit të hekurt shqiptaro-shqiptar, që ruhej dhe kontrollohej nga ushtria fashiste dhe terroriste serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori i famshëm i novelave të spiunazhit, John le Carre,…