‘Epopeja e Dukagjinit’, Haradinaj flet me krenari: Epilogu i kësaj lufte rezultoi me fitoren e shqiptarëve
24 mars 2026
| 15:00
Ish-komandanti i UÇK-së për zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka folur me krenari për “Epopenë e Dukagjinit”.
Në 28-vjetorin e kësaj epopeje, ai ka thënë se kjo betejë ishte fitore për shqiptarët.
Në adresimin e tij para një numri të madh të qytetareve që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, Haradinaj ka thënë se Serbia e dinte se kush ishte UÇK-ja.
“Serbia e dinte kush jemi. Po të shkonte kjo përballje në dëm të UÇK-së, nuk ishte vetëm çka ndodhi me ne, por çka ndodhi me shqiptarët, si do shkojë më tutje kjo luftë. Epilogu i kësaj lufte rezultoi me fitoren e shqiptarëve. Edhe pse tre nga ne u vranë, mirëpo rezultoi se shqiptarët e fituan këtë luftë”, ka thënë Haradinaj.



