‘Epopeja e Jezercit’, Ahmeti: Liria është amaneti i dëshmorëve dhe përgjegjësia jonë

28 shtator 2025 | 13:42

Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim (BDI) dhe njeri nga themeluesit të UÇK-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në shënimin e “Epopesë e Jezercit”.

Ai ka thënë se Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, përkujton se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësi e popullit.

Ndër të tjera, në një postim në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se dëshmorët gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë.

“Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. ‘Epopeja e Jezercit’, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”.

“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të ‘Epopesë së Jezercit!’ Nderim i përjetshëm për gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat britanike kanë rikthyer në qendër të vëmendjes trajnerin anglez…