Epopeja e UÇK-së, organizohet parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi

26 shkurt 2026 | 11:22

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojë më 6 mars jë parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ngjarja mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.

“Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik”, thuhet në një njoftim të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e…