Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që vazhdon të jetojë si betim…
05 mars 2026
| 09:23
Sot shënohen 28 vjet nga njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më të dhimbshme në historinë e re të Kosovë – rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.
Në nder të kësaj dite, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një reagim në llogarinë e saj në Facebook.
“Nga sakrifica sublime te liria, një histori që vazhdon të jetojë si betim, si frymëzim dhe si udhërrëfyes për brezat”, ka shkruar ajo.



