Era Elezaj nga Peja transferohet në Turqi

24 gusht 2025 | 16:17
Një talente e madhe e volejbollit kosovar po nis një kapitull të ri në karrierë. Era Elezaj, 15-vjeçarja nga Peja, është transferuar zyrtarisht te klubi turk Kuzeyboru Spor Kulübü, që garon në Ligën e Parë të Turqisë – një prej kampionateve më të forta dhe konkurruese në Evropë.
Me një gjatësi mbresëlënëse prej 195 cm dhe duke luajtur në rolin e qendrës, Era është dalluar për lojën e saj dominuese në bllok dhe sulm. Ajo ka qenë pjesë e KV Suti Sport, me të cilin është shpallur kampione në kategoritë U16 dhe U18, ndërsa me ekipin e Fushë Kosovës ka arritur të shpallet nënkampione në U21.
Ky transferim i hershëm dhe i rëndësishëm është një hap i madh në karrierën e saj, duke e bërë Erën një nga perspektivat më të ndritura të volejbollit kosovar.
Klubi Kuzeyboru ka theksuar se angazhimi i talenteve të reja dhe ambicioze si Era është pjesë e strategjisë për ndërtimin e së ardhmes.
Ndërkohë, Era është shprehur e emocionuar dhe e gatshme për këtë sfidë të re, duke theksuar se do të japë maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë veten dhe volejbollin kosovar.
Federata e Volejbollit e Kosovës i uron shumë suksese Erës në këtë sfidë të re dhe është e bindur se ajo do të përfaqësojë me dinjitet volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjet nëpër pikat kufitare të Kosovës janë zvogëluar. Fluks më…