
Erden Atiq synon mandatin e dytë për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e LV-së
14 gusht 2025
| 15:38
Kryetari aktual i komunës së Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq, do të jetë sërish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Lajmin e ka bërë me dije LV-ja përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ka vlerësuar punën e Atiqit si shembull të qeverisjes transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.