Erdhi nga diaspora për të votuar, qytetari nuk e gjen emrin në lista të votimit
09 nëntor 2025
| 09:45
Një mërgimtar nga Gjakova tregoi se nuk ka mundur të shfrytëzoj drejtën e tij të votës.
Arsyeja e mos votimit të tij është ndryshimi i nënshtetësinë.
Ai shtoi se ka ardhur në Kosovë vetëm për të votuar.
“Nuk votova se e kom kthyer nënshtetësinë para një muaji, nuk jam në listat e zgjedhjeve. Më thanë me shku në një shkollë tjetër. Jam ardh për zgjedhje, por nuk mujta herën tjetër”, tha ai. /rtv21



