
Erdogan fton Putinin dhe Trumpin në Stamboll
25 korrik 2025
| 22:21
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar së fundmi se do të bëjë çdo përpjekje për të organizuar bisedime ku do të diskutohet “zgjidhja në Ukrainë”.
“Këtë javë, do të përpiqemi të kuptojmë nëse mund të zhvillojmë një takim midis këtyre dy udhëheqësve në Stamboll”, raportohet të ketë thënë Erdogan.
Këtë, referuar presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.