Erdogan prezanton “Kupolën e çeliktë”: Turqia ngjitet në një “ligë tjetër” mbrojtjeje

28 gusht 2025 | 19:26

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të sistemeve vendase të mbrojtjes ajrore, duke theksuar se asnjë vend nuk mund ta garantojë të ardhmen e tij pa pasur kapacitete të pavarura në këtë fushë.

“Asnjë vend që nuk mund të zhvillojë sistemin e vet të mbrojtjes ajrore nuk mund ta shohë të ardhmen me vetëbesim përballë sfidave aktuale”, u shpreh Erdogan gjatë ceremonisë së hapjes së punimeve të kompanisë së mbrojtjes “Aselsan” në Ankara.

Kreu i shtetit turk tha se me sistemin e ri të mbrojtjes ajrore “Kupola e Çeliktë” që përfshin 47 automjete dhe ka një vlerë prej 460 milionë dollarësh, Turqia do të ngjitet në “një ligë tjetër” sa i përket aftësive mbrojtëse.

Ai shtoi se shtimi i tri sistemeve të mbrojtjes ajrore “HISAR”, me rreze të mesme veprimi dhe 21 automjete shtesë, do të forcojë ndjeshëm kapacitetet parandaluese të vendit.

Sipas Erdogan, Turqia jo vetëm po konsolidon mbrojtjen e saj kombëtare, por po i vë gjithashtu në dispozicion sistemet e industrisë së mbrojtjes edhe për aleatët dhe miqtë e saj, duke rritur njëkohësisht ndikimin diplomatik në skenën ndërkombëtare.

“Kubeja e çeliktë” përbëhet nga:
– SIPER, sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe 10 automjete shoqëruese;
– HISAR, sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, gjithsej 21 automjete;
– KORKUT, sistem i mbrojtjes ajrore me radarë paralajmërimi të hershëm;
– PUHU e REDET, sisteme të luftës elektronike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më herët u njoftua se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore…