Erdogani anulon paraqitjet publike, shkak gjendja shëndetësore

05 tetor 2023 | 08:13

Angazhimet e planifikuara të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mërkurën dhe të enjten janë anuluar.

Të mërkurën Erdogani kishte planifikuar të mbante një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, ndërsa të enjten ai do të udhëtonte në Granada për sesionin e Komunitetit Politik Evropian, në të cilin do të merrte pjesë Turqia.

Sipas të dhënave nga presidenca turke, shkak për anulimin e takimeve është bërë gjendja shëndetësore e tij.

Në njoftimin publik, Presidenca bën me dije se Erdogani ka pësuar një ftohje të rëndë dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg jetës aktive politike për disa ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samiti i tretë i komunitetit politik evropian ka mbledhur sot…