Erdogani bën thirrje për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë 

29 mars 2022 | 11:32

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë që duhet të japin rezultate konkrete.

Ai ka thënë se Turqia është e gatshme që të kontribuojë në arritjen e paqes, teksa delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë po takohen në Stamboll në një rund të ri të bisedimeve.

Ai po ashtu tha se “paqja e drejtë” nuk ka humbës dhe se vazhdimi i konfliktit nuk i shkon përshtati askujt.

“Në një moment kaq kritik, ne jemi të kënaqur që t’iu mirëpresim dhe të kontribuojmë në përpjekjet e juaja për të vendosur paqe”, tha ai. “Shpresoj që takimi ynë dhe diskutimet tona të shkojnë në favor të shteteve tuaja, të rajonit tonë dhe të gjithë njerëzimit”, u shpreh Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se Rusia është pajtuar…