Erdogani dhe Macroni diskutojnë për zhvillimet rreth luftës në Ukrainë

11 maj 2025 | 14:33

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet globale dhe rajonale.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, ka  njoftuar se Erdogani gjatë telefonatës ka thënë se është arritur një “pikë kthese historike” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të mundësisë për të siguruar paqen.

“Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë, duke përfshirë edhe mikpritjen e negociatave, për të ndihmuar në vendosjen e një armëpushimi dhe paqeje të përhershme”, ka thënë Erdogani, transmeton “Anadolu”.

Presidenti turk gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Francën në fillimin e bisedimeve afatgjata të paqes dhe mbështetjen e procesit të rindërtimit të Ukrainës pas luftës.

Biseda telefonike ka pasuar një konferencë për medie gjatë natës në Moskë, ku presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta për paqe midis Moskës dhe Kievit në Stamboll duke filluar nga e enjtja.

Putini ka thënë se ka planifikuar bisedime nesër me presidentin Erdoğan për t’i kërkuar atij të japë dritën jeshile për zhvillimin e negociatave në vend.

Erdogani, një kampion i hershëm i zgjidhjes së konfliktit, vazhdimisht ka ofruar që Turqia të jetë nikoqire e bisedimeve të paqes dhe të bëjë gjithçka që mundet për të promovuar një zgjidhje, pasi Turqia gëzon marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka nevojë të mbledhë fonde nëse dëshirojnë të realizojnë…