Erdogani e pret me ceremoni zyrtare kancelarin gjerman

30 tetor 2025 | 15:48

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur me një ceremoni zyrtare kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, i cili ndodhet për vizitë në Turqi.

Automjeti zyrtar i Merzit është pritur në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e kanë shoqëruar automjetin deri në derën e protokollit.

Presidenti Erdogan e ka pritur kancelarin në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit të presidentit Erdogan dhe kancelarit Merz në foltoren ceremoniale janë intonuar himnet kombëtare të të dy vendeve.

Në ceremoni ishin vendosur flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori, ndërsa janë bërë 21 të shtëna me top.

Kancelari gjerman, Merz ka përshëndetur trupën ceremoniale me shprehjen “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtar).

Erdogani dhe Merzi ia kanë prezantuar njëri-tjetrit delegacionet dhe më pas pozuan për gazetarët para flamujve të dy vendeve.

Erdogani dhe Merzi, të cilët kanë vazhduar në një takim dypalësh, pas takimit midis delegacioneve do të marrin pjesë në konferencë të përbashkët për mediet ndërsa më pas Erdogani dhe Merzi do të marrin pjesë në drekë zyrtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Lukoil tha se ka pranuar një ofertë nga kompania…