Erdogani: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup rezistence

24 shtator 2025 | 12:18

Gjatë një interviste për “Fox News”, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur rreth qëndrimit të tij për konfliktin në Gaza dhe për grupin Hamas.

Intervista është zhvilluar në Nju-Jork, ku Erdogani po qëndronte me rastin e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetari nëse e konsideron Hamasin si një organizatë terroriste, presidenti turk ka përsëritur qëndrimin e tij të kahershëm.

“20 vjet më parë kur e kam vizituar ShBA-në ma kanë bërë këtë pyetje. Kam thënë atëherë që nuk e shoh Hamasin si një organizatë terroriste. Përkundrazi e shoh si një grup i rezistencës”.

“Ata nuk kanë kapacitete të mëdha ushtarake por po përdorin atë që kanë në dispozicion për të mbrojtur veten”, ka thënë Erdogani.

Turqia, nën udhëheqjen e Erdoganit, ka qenë një prej mbështetësve të zëshëm të çështjes palestineze dhe ka kritikuar shpesh qëndrimet perëndimore ndaj konfliktit në Gaza.

Pas sulmit ndaj disa anëtarëve të Hamasit në Doha të Katarit, disa ministra izraelitë nuk kanë përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të ndërmarrin sulme kundër anëtarëve të këtij grupi edhe në Turqi, një vend anëtar i NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë…