Erdogani i kërkon Putinit ta shpall armëpushimin në Ukrainë

06 mars 2022 | 14:01

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërkuar  nga homologut të tij rus, Vladimir Putin të shpall një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.

Në një deklaratë pas një telefonate një orëshe, presidenca turke ka bërë me dije se Erdogani i ka thënë Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, shkruan “Skynews”.

Ai i ka thënë udhëheqësit rus se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.

“Erdogani theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje. Të dy krerët diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe”, ka njoftuar presidenca turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet…