
Erdogani: Trumpi i kërkoi Turqisë të bindë Hamasin për paqe në Gaza
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Turqisë të bisedojë me Hamasin dhe ta bindë grupin që të pranojë një plan paqeje për Gazën, dhe se Hamasi ka reaguar pozitivisht ndaj përpjekjeve ndërmjetësuese.
“Zoti Trump kërkoi posaçërisht që ne të flisnim me Hamasin dhe ta bindnim Hamasin”, ka thënë Erdogani të mërkurën, duke folur para gazetarëve të martën pas vizitës së tij në Azerbajxhan për Samitin e 12-të të Organizatës së Shteteve Turke.
“Ne menjëherë kemi kontaktuar homologët tanë për këtë çështje”, ka thënë ai.
Presidenti Erdogan ka deklaruar se kërkesa ishte bërë si gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe gjatë telefonatës së tyre më të fundit.
Erdogan ka thënë se Hamasi ka shprehur gatishmëri për paqe dhe negociata pas ndërmjetësimit të Turqisë.