Erdogani: Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran

16 qershor 2025 | 16:25

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun iranian, Masoud Pezeshkian të hënën, duke diskutuar tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështje më të gjera rajonale dhe globale, raporton “Anadolu Agency”

Gjatë bisedës, Erdogani ka thënë se Turqia është gati të luajë një rol ndërmjetësues për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe për të mbështetur rikthimin e negociatave bërthamore.

Lideri turk poashtu ka theksuar rëndësinë që Ankaraja i jep ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kujtojmë se tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, pasi Izraeli nisi sulme të koordinuara ajrore në shumë vende në Iran, përfshirë objektiva ushtarake dhe bërthamore, çka nxiti Teheranin të përgjigjej me sulme hakmarrëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tiranë…